Rama: Të hënën presim mbi 44 mijë doza të vaksinës “Pfizer”
23 korrik 2021
| 12:08
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se të hënën presin mbi 44 mijë doza të vaksinës “Pfizer”.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është shtuar interesi për vaksinën mes të rinjve.
“Njësitë e lëvizshme të vaksinimit në Ndroq. Rritet interesi për vaksinën mes të rinjve, teksa vijon vaksinimi në javën e hapur +18 vjeç në çdo komunitet, për t’i dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të mbrohen nga çdo rrezik prej #Covid19. Do të vijojmë të rrisim disponibilitetin e vaksinave në vend, teksa presim të hënën mbi 44 mijë doza të vaksinës Pfizer”, ka shkruar Rama.