Rama tërheq padinë kundër Haradinajt

30 qershor 2020 | 15:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për medie, ka bërë me dije se do ta tërheq padinë ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Padija do të tërhiqet edhe zyrtarisht”, ka thënë Rama në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pas përfundimit të vizitës zyrtare në Kosovë.

Rama ka thënë se e vlerëson kontributin e Ramush Haradinajt, duke e quajtur personalitet historik.

Më tutje, Rama ka thënë se nuk qëndrojnë të gjitha ato të cilat i ka thënë Haradinaj për të në kohën kur flitej për çështjen e ndryshimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Me padi ose pa padi, Haradinaj për mua është një prej figurave historike dhe ka vendin e vet në histori dhe nuk e lëviz as ai dhe askush tjetër”.

“Haradinaj i kam kërkuar si të gjithë të tjerëve, për të shkuar ta takoj në selinë e tij apo shtëpinë e tij (si të dëshironte) dhe si paditës që shkon te i padituri, besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën. Për më tepër që doja të diskutoja për këtë çështje, që është shumë më e madhe se unë e Ramushi e shumë më e madhe se Hashim Thaçi e Kadri Veseli e kam njoftuar se nuk do të bëj komunikime në media se do ta tërheqë padinë. Jo se është më e vogël se mua, por se kjo është shumë më e madhe”, ka thënë Rama. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme…