Rama thirrje qytetarëve: Dhuroni për popullin turk

14 shkurt 2023 | 20:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë qytetarët e Turqisë, pas tërmetit që ka lënë të vdekur mijëra persona.

Ai ka treguar se ata që duan të dhurojnë materiale të ndryshme, duhet të drejtohen te çadra e dhurimit, pranë Bashkisë së Tiranës.

“#DhuroPërPopullinTurk *çadra e dhurimit ndodhet pranë Bashkisë së Tiranës për këdo që ka dëshirë dhe mundësi të kontribuojë sadopak”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Ndryshe, mbi 41 mijë persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit të 6 shkurtit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për Përfaqësueset e…