Rama thotë se e ka gjetur zgjidhjen për trafikun: Shpenzimet e karburantit zvogëlohen për 80 për qind
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar qytetarët se problemi për trafikun në kryeqytet do të rregullohet përfundimisht, duke theksuar se trafiku i mbingarkuar ka qenë për një kohë të gjatë problematik që është përballur kryeqyteti i Prishtinës.
“Kemi vendosur 18 kamera në rrugët dhe udhëkryqet kryesore të qytetit. Dhe për dy javë rresht e kemi matur trafikun, përgjatë 24 orëve. Tani e dimë që 140 mijë makina hyjnë brenda ditës në qytet. Prej tyre, 13 mijë vetëm gjatë orës kulmore, nga të cilat 9 mijë qarkullojnë vetëm në unazën e brendshme”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Rama ka shkruar edhe rreth pritjeve në semaforë.
“Për pasojë, pritjet mesatare në semaforë kanë dalë të jenë 298 sekonda për automjet. Pra, mijëra euro humbje ditore në karburant. Dhe dhjetëra e qindra mijëra të tjera në orë pune. Krejt këto i takojnë të shkuarës”, ka shkruar Rama.