Rama thotë se ka përkrahjen e Abdixhikut që të kandidoj edhe për një mandat për kryetar të Prishtinës

06 nëntor 2024 | 13:52

Kryetari i Komunës se Prishtinës Përparim Rama, ka bërë me dije për medie se e ka përkrahjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, që të jetë kandidat edhe për një mandat për kryetar të kryeqytetit.

Ai këto deklarata i ka bërë pas nisjes se punimeve për projektin “Ndërtimi i Ishullit Urban Arbëri –  Pallati i Rinisë”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me raportet e tij me kryetarin e LDK-së, Rama ka thënë se çdo herë kanë pasur marrëdhënie të mira me të, dhe se ky raport sipas tij është duke vazhduar.

“Ne kemi pasur marrëdhënie të mira. Secili punën e vetë, unë si kryetar i kryeqytetit me projekte të mëdha në transformim të kryeqytetit, Lumiri me punët e veta me LDK, që të dërgojë përpara aspektin e programeve. Ju e dini që kemi garuar se bashku, kemi programin e njëjtë të transformimit të kryeqytetit. Patjetër që po”, ka thënë ai.

Më tutje, Rama u ka bërë thirrje partive opozitare të votojnë buxhetin e Prishtinë për vitin 2025, pasi sipas tij ata janë duke bllokuar transformimin e kryeqytetit.

“Prapë po them, i bëjë thirrje opozitës që të jenë konstruktiv jo destruktiv. Sepse nuk ka as një arsye që asamblistët e opozitës ta komprometojnë zhvillimin edhe transformimin e kryeqytetit nëpërmjet bllokada të ndryshme sikur se është edhe mos votimi i buxhetit”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Philadelphia 76ers, Joel Embiid, është pezulluar për tre…