Rama thotë se Prishtina po bëhet me infrastrukturë të qytetit të mençur
07 gusht 2024
| 08:16
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kryeqyteti po bëhet me infrastrukturë të qytetit të mençur.
Rama ka bërë me dije se në bashkëpunim me Prishtina Parking ka filluar implementimin e Infrastrukturës për Qytetin e Mençur, që përfshin senzorë për parkingje, ndriçim inteligjent, rrjet internet falas, pulla emergjence, tabela informuese në çdo hyrje të qytetit, sensorë për kontejnerët e mbeturinave dhe monitorim të cilësisë së ujit.
“Kjo do ta bëjë Kryeqytetin lider në rajon dhe ofron mundësi të pafundme zgjerimi e plotësimi me senzorë e sisteme për analizë e modele parashikuese për një Prishtinë më të mençur dhe më të sigurt”, ka shkruar Rama.