Rama, trajner i Drenicës
27 gusht 2020
| 11:18
Fadil Rama do të jetë trajner i Drenicës për edicionin 2020/21.
Trajneri i shquar ka arritur marrëveshje me klubin kuqezi në mbledhjen e mbajtur sot.
Lajmi është konfirmuar nga Rama për gazetën.
“Po, mund të konfirmoj që kemi arritur marrëveshje me kryesinë e Drenicës që unë të jem trajner i ekipit për sezonin e ri”, ka deklaruar Rama për Gazetën Olle.
“Jam optimist që do t’i arrijmë objektivat e vendosur nga kryesia”, shtoi ai.
Rama pati guxim të marrë drejtimin e Drenicës në kohën më të vështirë për ekipin nga Skenderaj, ku qëndrimi në elitë dukej shumë e vështirë, megjithatë drenicasit ia dolën të mbijetojnë në fund.