Rama transferohet në Gjermani
20 gusht 2019
| 16:36
Valdet Rama ka nisur zyrtarisht aventurën e re në kampionatin gjerman, duke u transferuar në ligën e tretë.
Ish-sulmuesi i Kombëtares që ishte pjesë e Kukësit, nuk ka pranuar që të rinovojë kontratën me Kukësin, duke u rikthyer në Gjermani, aty ku ka edhe familjen.
“Meppen forcohet në sulm me Valdet Ramën, një ëndërr e madhe e trajnerit Kristian Neidhart për shumë kohë. 31-vjeçari ka firmosur kontratë dyvjeçare me opsionin rinovimin në bazë të paraqitjeve të bëra. Ai mund të kishte firmosur më herët, por kishte kontratë me Kukësin deri në përfundim të Kupave të Evropës”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.