![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/06/Macron_Edi_Rama_France_Albania_Elysee_Paris_2018-650x358.jpg)
Rama tregon se kur Macron do të vizitojë Shqipërinë
27 qershor 2018
| 22:33
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot vizitën e mundshme të presidentit francez Emanuel Macron në vjeshtë të këtij viti.
“Nëse nuk ndodh ndonjë gjë e papritur, këtë vjeshtë Shqipërinë do ta vizitojë për herë të parë një president francez.
Jam i bindur që pasi ta shikojë me sytë e vet këtë vend, lidhja jonë do të bëhet më e fortë”, u shpreh Rama gjatë takimit të pasdites me ministrat dhe deputetët e PS-së.