Rama tregon se si arrihet njohja e Kosovës nga Serbia

16 shtator 2021 | 12:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paraqitur sot në Kuvend programin e qeverisë së tij.

Para deputetëve, Rama ka mbrojtur projektin “Ballkani i Hapur”, duke thënë se ky projekt është edhe në dobi të Kosovës.

Ai ka deklaruar se Serbia duhet të kërkoj falje për krimet e kryera në Kosovë dhe duhet ta njoh Republikën e Kosovës.

Sipas tij, njohja e ndërsjellë në mes të dy vendeve vije duke u hapur. “Do përfitoj Serbia ? Serbia edhe me Ballkanin e mbyllur e ka mbytur me mallra tregun e Kosovës. Shqiptarët e marrë së bashku të faktorizuar janë më të fortë se serbët. A duhet të kërkojë falje Serbia ? Po. A duhet ta njohë Serbia Kosovën?! Sigurisht!Por si arrihet te kërkesa e faljes ? Duke u hapur dhe duke u afruar në gjëra që janë në dobi”, ka thënë Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një modele në Britani të Madhe ka habitur ndjekësit e…