Rama: Trumpi mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

09 shkurt 2025 | 13:37

“(Donald) Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”.

Kështu ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “La Razón”.

“Përdorimi i emigracionit si një armë politike mund të shkatërrojë Evropën”, ka thënë ai.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013, ka prezantuar edicionin e 30-të të Kongresit Botëror të Drejtësisë (WLC) në Madrid në selinë e Cremades & Calvo-Sotelo, ku gjeti rastin për të shpjeguar pse Shqipëria është “vendi i mundësive” – me njerëz mikpritës, të sigurt dhe të bukur si Spanja por shumë më lirë.

“Pra hajdeni”, ka inkurajuar ai audiencën e tij, kur është pyetur për çështjen emigracionit në Evropë.

“Ne po e kthejmë diçka që ka të bëjë me menaxhimin e kufijve dhe menaxhimin e punës në një luftë kulturore. Dhe kjo është diçka që mund të shkatërrojë shpirtin e Evropës”.

“Përderisa nuk ka politikë për këtë çështje, përtej të majtës dhe të djathtës dhe interesave elektorale, Evropa do të ketë probleme”, ka  paralajmëruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i statistikave, Shenoll Muharremi, ka deklaruar se dalja në…