Rama: Unë do të jem edhe ministër i Jashtëm
14 janar 2019
| 12:26
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se ai do të jetë edhe ministër i Punëve të Jashtme, pasi që presidenti i Shqipërisë nuk e ka zhdekretuar shkarkimin e ish-ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, Rama ka shkruar se në këtë funksion do të jetë deri në funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese, ku më pas do t’i dërgojë shkeljet e presidentit. “Presidenti s’e ka zhdekretuar ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës, që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë, që vjen shumë shpejt, do të jem ‘de jure’ në këtë rol, sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të presidentit”, ka shkruar Rama.
/Epoka e re/