Rama: Unë s’kam parë aktakuzë ndaj Thaçit, ajo ishte fletërrufe kineze në qiell të hapur
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me homologun e tij nga Kosova, Avdullah Hoti, ka folur edhe njëherë për aktakuzën e paraqitur nga Specialja ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Ai këtë propozimaktakuzë e ka quajtur edhe njëherë si “fletërrufe” kineze në ditën që Thaçi ishte nisur për në Uashington, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, nëse akuza konfirmohet, ai ka thënë se rrethanat ndryshojnë.
“Unë skam kundërshtuar ndonjë akuzë apo aktakuzë. Unë kundërshtoj një fletërrufe. S’kam parë unë ndonjë aktakuzë. Ka dalë një fletërrufe në qiell të pastër kineze në ditën që presidenti ishte nisur në Uashington. Si fletërrufetë që vinin këtu në kohën e miqësisë shqiptaro-kineze. Kur të bëj akuzën gjykata zyrtarisht, s’jam askushi që të flas sepse nuk jam avokat”, ka thënë ai.