Rama uron Abdixhikun për rizgjedhjen në krye të LDK-së

20 nëntor 2023 | 10:47

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar Lumir Abdixhikun për rizgjedhjen si kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Urime të përzemërta Lumir Abdixhiku për rizgjedhjen si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ai u shpreh bindës se Abdixhiku do e realizojë vizionin e tij për përparim në çdo fushë të jetës.

“Jam i bindur se do të realizoni vizionin tuaj për një shoqëri më të mirë, ekonomi më të fortë dhe përparim në çdo fushë të jetës”, shkroi me tutje Rama.

Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor të LDK-së të mbajtur të dielën, Abdixhiku mori besimin e partisë për ta udhëhequr atë edhe për një mandat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropian që do…