Rama uron ditën e Flamurit: Zoti i bekoftë shqiptarët me flamurin më të bukur në botë
28 nëntor 2019
| 08:44
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit, ndonëse kësaj radhe kjo ditë feste nuk është si vitet e kaluara.
Kryeministri Rama e bëri urimin e tij me anë të një postimi në faqen e tij në “Facebook” ku shkruan se errësira na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit.
“Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit. Zoti e bekoftë Shqipërinë, shqiptarët pa asnjë dallim, kudo që janë e pavarësisht bindjeve që kanë dhe flamurin më të bukur në botë sigurisht”, ka shkruar Rama.
/Epoka e re/