Rama uron Kosovën për ditën e çlirimit: Kjo ditë nuk do të ikë prej kujtesës sonë kombëtare
12 qershor 2020
| 11:46
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën me rastin e 21-vjetorit të Ditës së Çlirimit nga forcat serbe.
Rama ka thënë se 12 qershori i vitit 1999 është ditë speciale në kujtesën kombëtare shqiptare.
“21 vjet që ikën shumë shpejt nga një ditë e bekuar që kurrë nuk do të ikë prej kujtesës sonë kombëtare. Kosova e lirë. Lavdi dëshmorëve dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157860521331523/?type=3&theater