Rama uron Kosovën për marrjen e statusit të anëtarit në Frankofoni

11 tetor 2018 | 15:52

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën për marrjen e statusit të anëtarit të asocuar në organizatën e Frankofonisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka  shkruar se Kosova me sukses e ka kaluar këtë sprovë. “Kosova kalon sprovën e miratimit dhe kthehet nga vëzhgues në anëtar i asociuar i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Urime Kosovës dhe të gjithë atyre që punuan për këtë votim me rëndësi për ecurinë e shtetit tonë të dytë”, ka shkruar Rama.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  ka uruar për avancimin e…