Rama uron Macron: Së shpejti në Tiranë

24 prill 2022 | 22:30

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar Emmanuel Macron pas fitores në zgjedhjet e sotme presidenciale në Francë, duke marrë edhe një mandat të dytë përballë rivales Marine Le Pen.

“Sapo e kam uruar presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë”, ka shkruar Rama.

Macron ka fituar balotazhin me rreth 58 për qind të votave sipas projeksioneve. Ai tashmë ka marrë urime të shumta nga liderët evropianë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Emmanuel Macron…