Rama: Vaksinat anti-Covid vijnë sot, do të jenë më pak nga sa ishin parashikuar

01 shkurt 2021 | 12:08

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se vaksinat anti-Covid nga kompania “Pfizer” do të vijnë sonte në mbrëmje.

Sipas Ramës, deri në këto momente është i realizueshëm skenari që vaksinimi i popullsisë të realizohet brenda 14 muajsh.

“Nuk jemi as në dorë të mekanizmit të ‘COVAX’ që edhe aty problemi është i jashtëzakonshëm pjesë e kësaj katrahure. Kanë filluar kërcënime për hedhje nëpër gjyqe, penalitete për kompanitë nga ana e BE-së ndërkohë që ne kemi vetëm një spostim në kohë pasi dozat e para të Pfizer duhet të vinin në javën e tretë të Janarit dhe sipas konfirmimit të fundit, dozat e para mbërrijnë sot në darkë dhe do të vazhdojnë me faza, ndërkohë që jemi shumë afër një marrëveshje përfundimtare me ‘AstraZeneca’ dhe po vazhdojmë kontaktet tona me disa vende. Janë tre shtete me të cilat vazhdojmë kontaktet dhe jemi në rrugë të mbarë kështu që për momentin mund të them që skenari i parë për vaksinimin brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma”,ka thënë Rama në një prononcim për mediet në Shqipëri.

Më tutje, Rama ka thënë se do të vijnë më pak doza se sa ishin parashikuar, por sipas tij i rëndësishëm është fakti që do të vazhdojnë vaksinimi.

“Do vazhdojmë me mjekët dhe infermierët sepse janë ata që kanë radhën të parët dhe paralelisht do të vijojmë me të moshuarit. Nuk e kam në moment sa do të jenë dozat që do të vijnë sot, por e rëndësishme është që do të vijojmë të vaksinojmë të tjerë dhe besoj që muaji Shkurt do të jetë një muaj me qartësi për gjithë procesin. Sot do të vijnë doza më pak se ato që ishin angazhuar për partinë e parë, por sidoqoftë e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë sepse këtë e kishim të garantuar dhe do të vazhdojmë me të tjerët”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Paris Saint Germain, Neymar, ka folur pas humbjes…