Rama: Vendimi i Clinton për të çliruar Kosovën, ishte historik 

04 korrik 2023 | 22:43

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në ceremoninë në nder të ish-presidentit të SHBA, Bill Clinton ka thënë se vendimi i këtij të fundit për të çliruar Kosovën ishte nga forcat serbe ishte historik.

Sipas Ramës, vendimmarrje largoi diktatorin e fundit në Ballkan dhe nisi një epokë të re për lagjen e vogël në perëndim të Evropës.

“Clinton nuk do t’i kishte gjetur kurë aleatë për çlirimin e Ballkanit nga diktatori i fundit, jo vetëm Blair, por edhe krye e majtë të Anglisë, bashkë me kryen konservator të Spanjës, ishin pesëshja kyçe që ia mundësuan Cilnton vendimmarrjen historike të NATO-s për realizmin e çlirimit të Kosovës dhe çeljen e një epoke të re, për këtë lagje të njohur si fuqia e barutit në zemër të Eruopës. Ne shqiptarët kemi pasur privilegjin ta përjetojmë drejtpërdrejtë forcën rrëqethëse të fjalës së Clinton në 24 mars 1999 kur iu drejtuar mbarë botës, “Sot Forcat tona të Armatosura, së bashku me aleatët tanë të NATO-s morën pjesë në goditjet ajrore kundër forcave serbe, të cilat janë përgjegjëse për brutalitetin e ushtruar në Kosovë”, thënë Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka organizuar një koncert për nder të…