Rama: Vendimi pozitiv, i rëndësishëm edhe për BE-në
17 tetor 2019
| 16:24
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografi përkrah kryeministrave të Partive Socialiste Evropiane.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se një vendim pozitiv i anëtarëve të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është i rëndësishëm edhe për vetë BE-në.
“Së bashku me Kryeministrin Zayev në takimin e kryeministrave evropianë të PSE dhe komisionerëve evropianë të familjes sonë politike në BE, ku diskutuam për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Evropian”, ka shkruar Rama.
/Epoka e re/