Rama, videokonferencë me kryeministrat e Ballkanit dhe kancelarin e Austrisë
Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor kanë mbajtur një mbledhje me videokonferencë me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, dhe me pjesëmarrjen e komisionarit për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Në postimin në llogarinë e vetë në “Facebook”, Rama shkruan se Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë për marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë.
Videokonferenca ka të bëjë me garantimin e qasjes së vendeve të rajonit në tregun evropian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin. Gjithashtu, është folur dhe për mbledhjen e Këshillit Evropian që do të mbahet javën e ardhshme dhe do të diskutohet për vendimmarrjen për çeljen negociatave anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.