Rama: Viti 2024, vit i gjuhës shqipe
24 janar 2024
| 11:52
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit se viti 2024 është shpallur viti i gjuhës shqipe.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, shpallim vitin 2024, vitin e gjuhës shqipe”, ka shkruar Rama në “Facebook”, duke shpërndarë një video të ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila ka theksuar se investimi në arsim, mbetet prioritet.