Rama, Vitisë: Bëj garë me plane dhe jo kopje të plogështa e hajgare
03 nëntor 2021
| 14:03
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, që të garojë me të me plane konkrete, duke thënë se nuk synohet posti publik me hajgare.
Ai këtë e tha pas publikimit të një videoje nga Vitia, i cili me ironi thotë se “do të rrënojmë Pallatin e Rinisë dhe stadiumin”.
“Ftoj Vitinë të bëjë garë me plane konkrete dhe projekte serioze, e jo me kopje të plogështa dhe me hajgare. Menaxhimi i qytetit është shumë çështje shumë serioze dhe duhet të merret si e tillë”, ka thënë Rama.