Rama: Vizat nuk rikthehen, Shqipëria nuk shkeli asnjë kriter

03 korrik 2019 | 13:47

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Evropian (KE), i cili ka hedhur poshtë kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për qytetarët shqiptar.

Rama ka thënë se KE-ja ka dëshmuar se Shqipëria nuk ka shkelur asnjë kriter të lëvizjes së lirë.

“Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Evropian e refuzoi kërkesën e Qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Instagram”.

/Epoka e re/

https://www.instagram.com/p/Bzc15UYJRoE/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Prishtinës, Shpend…