Rama, vizitë në ‘zemrën’ e industrisë ushtarake turke

07 janar 2021 | 14:16

Gjatë vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkuar edhe në atë që ai e ka konsideruar si “zemra e industrisë ushtarake turke”.

Rama është vënë në dijeni të mjeteve si dhe sistemeve inteligjente që zhvillohen nga Turqia.

“Vizitë në zemrën e industrisë ushtarake turke, ku mjetet e të gjitha llojeve të konceptuara e zhvilluara në vend dhe sistemet inteligjente të krijuara me burimet e brendshme, janë tejet mbresëlënëse”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi ynë…