![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/edi-ramaa-e1620725132976.jpg)
Rama vizitë zyrtare në Hungari dhe Bullgari
07 qershor 2021
| 10:54
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nisur për një vizitë zyrtare në Hungari.
Mësohet se pas Hungarisë, kryeministri Rama do të qëndrojë dhe në Bullgari, për t’u kthyer më pas të mërkurën në Shqipëri, para seancës ku do votohet raporti i Komisionit për shkarkimin e presidentit.
Më 9 qershor në Kuvend do të votohet kërkesa për shkarkimin e Metës nga detyra me akuzën se ka shkelur 16 herë Kushtetutën.