Rama: Vizitën në Prishtinë do ta bëj, por mbledhje të qeverive s’kam thënë që do të ketë

07 dhjetor 2023 | 13:20

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se siç kishte paralajmëruar para një muaji do të vijë në Kosovë për të treguar mbështetjen e tij për pranimin e propozimit ndërkombëtar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

I pyetur në “A2CNN” për detajet e kësaj vizite, Rama ka mohuar se do të ketë mbledhje të dy qeverive, pas anulimit në qershor.

“S’kam thënë kurrë do të kemi mbledhje të qeverive. Ku i keni dëgjuar këto? Ju më dëgjoni mua apo?. Për vizitën në Prishtinë po, do ta bëj, por mbledhje të qeverive nuk kam thënë që do të ketë”,  ka thënë Rama.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë problem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Unë s’kam pasur asnjëherë problem. Unë për veten time, them ato që bëj dhe bëj ato që them. Nuk pretendoj se kam të drejtë me çdo kusht, por nga ana tjetër, nuk ndërroj qëndrim kur kam bindjen që ky është qëndrimi, edhe sikur çka të bëhet. Dhe më vjen mirë që për shkak se nuk e di në çfarë mënyre drafti i Asociacionit i propozuar nga unë, por jo i shkruar nga unë, por nga një grup ekspertësh të nivelit më të lartë ndërkombëtar u bë publik dhe u pa qartësisht që është një draft pozitiv shumë për Kosovën”, ka thënë Rama.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me thirrjet “Vrasësit në burg”, “Boll ma”, të enjten në…