Rama viziton Athinën më 15 dhe 16 shtator
11 shtator 2020
| 14:16
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet ta vizitojë Athinën më 15 dhe 16 shtator.
Lajmi është bërë publik prej qeverisë greke, e cila konfirmoi pjesëmarrjen e Ramës në cilësinë e kreut të OSBE-së në takimin që do të mbahet në Grand Resort Lagonisi të Athinës.
Rama pritet të mbërrijë në Athinë pasditen e datës 15 shtator dhe do të largohet pasditen e datës 16 shtator.
Burime qeveritare greke thanë se ende nuk kanë një agjendë të detajuar të kryeministrit shqiptar, por është e sigurt që kryeministri shqiptar pritet të ketë takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, ministrin e jashtëm Nikos Dendias si dhe me eksponentë të rëndësishëm të politikës vendase dhe asaj ndërkombëtare, raporton Top Channel.