Rama viziton zonën më të prekur nga tërmeti
26 nëntor 2019
| 16:45
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar Thumanën, zonën më të prekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4.
Tërmeti deri më tani ka shkaktuar 16 viktima dhe dhjetëra të lënduar, ndërkohe që ka ende persona nën rrënoja.
Kryeministri gjatë kësaj vizite shoqërohet nga zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.