Rama, Zaevi dhe Vuçiqi mbajnë konferencën e Mini-shengenit
30 tetor 2020
| 14:08
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të jenë pjesë e konferencës së Mini-shengenit.
Konferenca sipas njoftimit të zyrës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq pritet të fillojë në orën 15:00, ndërsa këta të fundit nuk kanë konfirmuar nëse aty do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti ka konfirmuar se nuk kanë marrë ftesë për këtë takim, ani se dy ditë më parë kishte deklaruar se janë në pritje të saj.