Rama zbulon detajet e takimit me Erdoganin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar sot në Turqi një takim me presidentin e këtij vendi Rexhep Taip Erdogan.
Rama pas takimit ka folur për “Top Channel”, duke treguar detaje nga ky takim me Erdoganin.
“Takimi me Erdogan zgjati rreth tri orë. Folëm për shumë gjëra në të gjitha aspektet. Të gjitha çadrat e nevojshme kanë filluar të instalohen, të tjerat nisen sot. Për banesat ka filluar puna, jemi duke përcaktuar vendet. Ndihma ka qenë e gjithanshme, nuk flasim vetëm për çadrat që kanë ardhur dhe njerëz, jo vetëm gjëra materiale”, ka thënë ai.
Kryeministri Rama ka treguar se ka folur edhe me Macronin për ndihmën në këtë situatë. “Ai është në gatishmëri për ta mirëpritur një samit të tillë për Shqipërinë, por është në diskutim. Po punojmë ndërkohë më ekspertët e huaja për të përgatitur raportin e post katastrofës”, ka bërë me dije Rama.