Rama: Zelensky do të vjen në Tiranë, do të organizojmë samit për Ukrainën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për zhvillimin e një samiti për Ukrainën në Tiranë, ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët nga Shkupi ku ishte pjesë e tryezës së liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE, Rama ka treguar për zhvillimin e këtij samiti të veçantë.
“Po përgatisim një samit për Ukrainën. Do të kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Paralelisht me të, do të përpiqemi që në atë hark kohor të kemi edhe takimin tjetër të liderëve të rajonit, me përfaqësuesit e sotëm dhe që janë ata që do të ndjekin këtë pjesë të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesve amerikanë, për të vazhduar të punojmë me ritmin e përshpejtuar që dikton që janë sot në Evropë”, ka thënë Rama.