Rama, Zhegrovës: Talentët si ju na bëjnë krenarë
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Edon Zhegrova, është takuar të hënën me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Bashkë me Zhegrovën, tek i pari i kryeqytetit ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Me këtë rast, yllit të Lilles, Rama ia ka dorëzuar “Hyjneshën në fron”, derisa ka thënë se Zhegrova po e bën krenare Kosovën me paraqitjet në Evropë.
“Fillova ditën me lojtarin e vitit, Edon Zhegrova. Talentet si ai na bëjnë krenarë, duke përfaqësuar vendin tonë me dinjitet në skenën ndërkombëtare. Kryeqyteti gjithmonë mbështet kampionët e saj”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Zhegrova momentalisht është një nga futbollistët më të mirë në Evropë. Atë po e kërkojnë disa klube të mëdha evropiane.