Rama: Zjarri s’ka çfarë i bënë qeverisë, por Shqipërisë po
11 maj 2019
| 22:31
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për protestën e opozitës, duke theksuar se zjarri ndaj Kryeministrisë nuk i bën dëme aspak qeverisë, por do t’i bëjë shumë dëme vendit.
“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën, po Shqipërisë i bën veç dëm”, shkruan Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.