
Ramabaja: Gjykata Kushtetuese është bërë kështjellë e PDK-së
28 mars 2023
| 22:22
Profesori Sadri Ramabaja ka bërë akuza të rëndë në drejtim të Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur atë kështjellë të PDK’së.
Këto deklarim, Ramabaja e bëri pas vendimit të Kushtetueses për ligjin e KPK-së.
“Unë kam një përshtypje që Gjykata Kushtetuese aktualisht është shndërruar në një kështjellë të PDK-së dhe krejt aktivitetin e saj e bën në emër të pengimit të reformës së drejtësisë, sepse cenohen rëndë interesat e atyre që e kanë kapur republikën për 20 vjet dhe e kanë sjellë në këtë gjendje”, tha Ramabaja në emisionin ‘Pressing’ në T7.