Ramabaja: Marshi për Drejtësi ishte prekje në nerv të kombit

04 prill 2023 | 21:33

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë në emisionin Pressing në T7 se thirrja për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi ka “prekur në nerv të kombit”.

Ramabaja ka shtuar se ishin tri arsye që kjo protestë arriti të mbledhë shumë njerëz.

“Shkronjat UÇK janë më të dashurat në të gjithë hapësirën shqiptare”, tha ai.

“E para, emri marshi i UÇK-së të kujton këngën e Arif Vladit. E dyta janë shkronjat në emblemën e UÇK-së. Dhe e treta është se kjo gjykatë është politike. Populli e mbron luftën. Ky gjyq po e rishkruan historinë”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florian Marku ka paralajmëruar rikthimin e tij në ring. Ai…