Ramabaja: Nuk duhet ta dorëzojmë Veriun për shkak të sanksioneve
13 qershor 2023
| 22:28
Sadri Ramabaja, opinionist, ka thënë në Pressing të T7 që Kosova nuk duhet ta dorëzojë Veriun për shkak të sanksioneve të Bashkimit Evropian, të cilat janë paralajmëruar në media.
Ai ka thënë se këto paralajmërime janë më shumë kërcënime.
Por sipas tij, Kosova nuk duhet ta dorëzojë veriun edhe në rast se ka sanksione.
“Sanksione të kësaj natyre të Unionit Evropian edhe mund të ketë, por nuk do të thotë kjo që ne duhet ta dorëzojmë Veriun për sanksione të kësaj natyre. Veriu dorëzohet në forma të tjera që unë ia kam frikën. Në vitin 2004 unë kam shkruar një analizë që me ato që çfarë ndoshta në mars, ne rrezikonim që Kosova ta shndërronim në një Qipro të dytë. Ajo nuk ka ndodhur”, ka thënë Ramabaja.