Analisti mbështetës i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka bërë një deklaratë të bujshme në emisionin “Debat Plus”, duke pretenduar se deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka pasur kontakt me Milan Radoiçiqin – ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe kryeorganizator i dyshuar i sulmit të armatosur në Banjskë.
Ramabaja pretendoi se, sipas informacioneve të tij, kontakti ka ndodhur më 28 shkurt, edhe pse nuk ishte i sigurt nëse bëhet fjalë për një takim fizik apo për një komunikim telefonik.
“Unë e kam pasë informacionin se ajo është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt, ose ka pasë telefonatë,” u shpreh Ramabaja.