Ramabaja shkruan për Hamitin pas mesnate, e quan “palaqo-profesor”

06 korrik 2022 | 08:07

Analisti Sadri Ramabaja edhe pas emisionit Pressing të T7 e ka vazhduar debatin lidhur me gafat e politikanëve.

Jashtë emisionit Ramabaja është përplasur në distancë me anëtarin e LDK-së, Muhamet Hamiti, të cilin e ka quajtur “palaqo-profesor”.

Ramabaja në Pressing e futi LDK-në e viteve ’90 ndër “tri gafat më të mëdha në historinë e shqiptarëve”.

“Dhe gafi i tretë është në vitet ’90 me piramidën e vetëmashtrimit që ka emrin Lidhja Demokratike e Kosovës, që ka dëmtuar shumë shpirtin etno-psikologjik të popullit dhe ka dëmtuar shpirtin luftarak të tij”, ka thënë Ramabaja.

Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka quajtur Ramabajën komunist dhe marksist-leninist.

“Komunistët jugosllavë dhe marksistë-leninistët shqiptarë janë në një mendje për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, themeluesit e shtetit të Kosovës. Natyrisht!”, shkroi Hamiti në “Facebook”.

Ramabaja ia ktheu ashpër.

“Tri gafat më të mëdha politike … që evidentova mbrëmë në PRESSING, keq na e paskërkan hidhëruar palaqo-profesorin e LDK-së, të lagjes së hamitëve. Keqardhje për kohën e humbur për lexuesit e vëmendshëm”, shkroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Media e Malit të Zi “Vijesit.me” ka dhënë një lajm…