Ramabaja thotë se Isa Mustafa ende e ka pushtetin në LDK

17 shkurt 2022 | 09:18

Analisti Sadri Ramabaja në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Isa Mustafa përkundër që ka dhënë dorëheqje në LDK si kryetar i saj, ai ende e ka pushtetin aty.

Kjo deklaratë erdhi pas komenteve lidhur me regjistrimin e Listës Guxo si parti politike.

“Pjesë e bllokut të së keqës janë edhe pseudonacionalistët në Kosovë që kanë qenë anëtarë të Lidhjes Komuniste deri më 1989. Duket se këta djem dhe vajza të Listës Guxo e kanë lexuar këtë fakt dhe duan që ta ndërtojnë një forcë reale nacionaliste shqiptare”, është shprehur Ramabaja.

E pas kësaj deklarate, autori i emisionit, Leonard Kërquki, tha me shpoti se Ramabaja bëri thirrje që Lista Guxo të zëvendësohet me LDK-në.

“Ramabaja bëri thirrje për zhdukjen e LDK-së dhe zëvendësimin e saj me Listën Guxo”, ka thënë Kërquki.

“S’mundesh me Isa Mustafën të kesh nacionalizëm”, tha Ramabaja.

“Ka dhënë dorëheqje Isa Mustafa”, kujtoi Kërquki.

“Ai e ka ende pushtetin aty”, theksoi Ramabaja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka uruar qytetarët e…