Ramadan Beshiri boton librin e dytë për atletikën e Kosovës
19 tetor 2021
| 11:03
Ka dalë nga shtypi libri i dytë i autorit Ramadan Beshiri, ish-sekretar i Federatës Atletike të Kosovës.
Ashtu si në librin e parë, edhe në këtë libër Beshiri ka përfshirë të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet në sportin e atletikës së Kosovës që nga fillet e para të saj në Kosovë e deri më sot, duke përmbledhur edhe rezultatet e garuesve, atletëve/eve më të mira të Kosovës. Gjithashtu, autori ka shkruar edhe për zhvillim e vështirë të këtij sporti në Kosovë në kohët më të vështira të okupimit serb në Kosovë.
Libri, prej 613-faqesh, është shtypur 500 copë.