Ramadan SINANI*: NË TETOVË SHTËPI TË KESH
Të kërkosh anekënd botës
Gjithkund kurbeteve të robtohesh
Në Tetovë shtëpi të kesh
As në Amerikë, Australi
Evropë
As Azi…
Ajër me bollëk e ujë
Prej Sharri të kesh
Aty t’i nxësh frutat e ëndrrës
Dhe në fushën Pellg arë të kesh
Dëshirë të gjerë gruri
Një botë të tërë
E shtëpi
Në Tetovë të kesh
1990
———
* Profesor Ramadan Sinani u lind në Tetovë në vitin 1944. Ai la gjurmë të mëdha, përjetësisht të pashlyeshme si në arsim, në kulturë, në politikë, në çështjen kombëtare, në fushën e letërsisë…
Më 25 qershor 1969 dënohet, vet i 11-ti, më dy vite burg të rëndë për organizimin e demonstratave të vitit 1968 në Tetovë.
Së bashku me Bacën Mehmet (Mehmetriza Murtezani) dhe profesorin Fadil Sylejmani, është nga të parët që mbështetën pajtimin e gjaqeve në Kosovë në vitin 1990 dhe u bë krah i fuqishëm i të rinjëve nga Tetova dhe Gostivari.