Ramadani: Anëtarësimi në NATO është objektiv shtetëror
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani është takuar sot me zëvendëspresidentin e Këshillit Atlantik, Damon Wilson.
Ai ka thënë se qasja e përbashkët për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO është rruga më e sigurt për të ardhmen tonë shtetërore.
Ramadani ka deklaruar se anëtarësimi në NATO është objektiv shtetëror dhe aspiratë popullore.
“Qasja e përbashkët për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO është rruga më e sigurt për të ardhmen tonë shtetërore. Bashkëbisedim i shkëlqyer sot në Prishtinë gjate një dreke të përbashkët me zëvendëspresidentin e Këshillit Atlantik, Damon Wilson. Ambicioze në planifikimin e së ardhmes, Kosova do të vazhdojë në hapa konkretë për të formësuar angazhimet institucionale. Anëtarësimi në NATO është objektiv shtetëror dhe aspiratë popullore jona”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/