Ramadani: As në ëndrrën më të keqe nuk e kishim parë se ushtarët e Kosovës do të trajtohen kaq pa dinjitet
Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se ushtarët po trajtohen pa dinjitet, e për arsye të pagave po e lëshojnë ushtrinë.
Ai ka thënë se “as në ëndrrën më të keqe nuk e kishim parë se ushtarët e Kosovës do të trajtohen kaq pa dinjitet”.
“Kur i bëmë ligjet për ushtrinë, as në ëndrrën më të keqe nuk kishim parë se vjen një ditë kur ushtarët e Kosovës do të trajtohen kaq pa dinjitet. E për arsye të pagave do të lëshojnë ushtrinë. Shifrat e publikuara sot nga Ramush Haradinaj, atëherë Kryeministër dhe faktori kryesor vendimmarrës për bërjen e Ushtrisë, dëshmojnë emergjencën për të përmirësuar kushtet e ushtrisë. Besoj se të gjithë duhet t’i bashkohemi thirrjes së tij për rininë e Kosovës që të bëhen ushtarë dhe për ushtarët të qëndrojnë në shërbim”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.