Ramadani: Asambleja Parlamentare, institucion i pavarur nga NATO
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka sqaruar se Asambleja Parlamentare është institucion i pavarur nga NATO.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë pas vendimin të sotëm për avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në të asocuar.
“Avancimi në status të asocuar për Kosovën aty është shenjë e mirë e mbështetjes euro-atlantike, por krejtësisht simbolik. Rruga e Kosovës drejt NATO-s duhet të jetë synimi kryesor i Kosovës”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.
Postimi i plotë i Ramadanit:
Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucion i pavarur nga NATO.
Ajo shërben si urë lidhëse për të asocuar të kuptuarit e politikave të NATO-s në shtete veç e veç.
Avancimi në status të asocuar për Kosovën aty është shenjë e mirë e mbështetjes euro-atlantike, por krejtësisht simbolik.
Rruga e Kosovës drejt NATO-s duhet të jetë synimi kryesor i Kosovës.
Kjo nuk ka të bëjë me Asamblenë Parlamentare të NATO-s, por me domosdoshmërinë për:
– Dialogun politik NATO-Kosovë,
– aranzhmane të reja operacionale NATO-Kosovë,
– ftesë në Planin e Veprimit për Anëtarësim,
– pranim të përfaqësisë diplomatike të Kosovës në NATO,
– Partneritet për Paqe.