Ramadani: Bëjmë të pamundurën në kualifikueset e Botërorit
Në mbrëmjen “Gala” të futbollit shqiptar, mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani mori çmimin “zemër kuqezi”.
I përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares kuqezi për kontributin e dhënë në fushë, Ramadani nuk hezitoi të fliste për mediat. Ai shprehet se është krenar, ndërsa sa i takon kualifikueseve të Botërorit, futbollisti premton se skuadra do japë maksimumin.
“Ndjehem shumë krenarë. Doja të falënderoja edhe trajnerin sepse edhe ai ka votuar që unë ta marrë këtë çmim. Jam jashtëzakonisht krenarë sepse dua ta përfaqësoj vendin dhe të arrijmë rezultate sa më të mira. Kualifikueset e Botërorit- Grupi nuk është i lehtë, por ne do futemi të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje. Kjo nuk diskutohet. Pa marrë parasysh se kë kemi kundërshtarë. Mendoj që futbolli ka surpriza dhe ne duhet të bëjmë maksimumin për të bërë diçka të tillë”, ka thënë Ramadani.