Ramadani dhe Kërçeli vazhdojnë bashkëpunimin me Prishtinën

20 gusht 2021 | 13:38

Skuadra kampione në fuqi e Kosovës në futboll, FC Prishtina ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Zekirija Ramadani dhe drejtorin sportiv Fisnik Kërçeli.

Ramadani dhe Kërçeli do të jenë pjesë e skuadrës kryeqytetase edhe për dy vite të tjera.

“Trajneri kampion Zekirija Ramadani dhe drejtori sportiv Fisnik Kërçeli kanë vazhduar bashkëpunimin me klubin tonë edhe për nga dy vite, pas suksesit të arritur në kampionatin vendor duke e rikthyer në kryeqytet pas tetë viteve titullin kampion 2020/2021 dhe Superkupën e Kosovës 2019/2020 ndërsa drejtori Kërçeli ishte me skuadrën edhe me rastin e triumfit në Kupën e Kosovës 2019/2020, gjithashtu pa harruar edhe suksesin më të madh në histori të klubit dhe futbollit kosovar, duke u plasuar në garat evropiane deri në UEFA Conference League raundi i 3-të (përfshirë triumfin në preliminatore të Champions League ndaj kampionit të San Marinos dhe Andorrës dhe duke e mposhtur në UECL kampionin e Uellsit)”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Prishtinës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke qenë si i tillë si dhe në pajtim me…