Ramadani: Disfatë që dhemb, duhej të sulmonim
11 shtator 2024
| 11:16
Ylber Ramadani, mesfushori i kombëtares komentoi humbjen 0-1 ndaj Gjeorgjisë.
Ai ka thënë se niveli i Shqipërisë dhe Gjeorgjisë është i njëjti, por që mysafirët e shfrytëzuan më mirë kundërsulmet.
“Ndeshje e vështirë, donim të sulmonim, por ata u mbrojtën me pesë e pastaj edhe me tre mesfushor. Na vuri në vështirësi. Gjeorgjia është shumë e fortë, por edhe ne. Sot nuk ishte dita jonë, por jemi në nivel të njëjtë. Ata e përgatitën ndeshjen mirë me kundërsulme, bënë gol dhe ishte shumë e vështirë t’i çanim mbrapa. Kur dilnim në sulm duhet të isha afër Kvaras, ai bëri diferencën me ne që i shkonim pas dhe të tjerët shfrytëzuan mundësinë”, ka thënë Ramadani.