Ramadani: Drita nuk i përshtatet asnjë kundërshtari

26 mars 2025 | 16:40

Dy rivalët e vjetër lokal FC Drita dhe SC Gjilani do të takohen sërish në kuadër të javës së 26-të.

Ndeshja që zhvillohet për herë të tretë këtë edicion pritet të jetë derbi edhe pse për shkak të kushteve në stadium të pranishëm do të jenë vetëm tifozët vendas.

Për gjithë lojën, rivalitetin dhe pritshmëritë foli kryetrajneri, Zekirija Ramadani.

” Nesër është derbi i qytetit, derbi më i zjarrtë në Kosovë, por për ne përveç derbit ne kemi objektivin kryesor dhe ai është titulli kampion dhe për të arritur deri aty duhet të mposhtim çdo skuadër. Kam parë një atmosferë të jashtëzakonshme në grup, më pozitive gjatë periudhës së pauzës të kombëtareve dhe shpresoj që kjo atmosferë të ndikojë edhe nesër që përballë rivalëve tanë të zhvillojmë një lojë agresive dhe mjaft të mirë”, ka thënë fillimisht Ramadani.

Trajneri Ramadani shtoi se për shkak derbit dhe rivalitetit ndeshja duhet të jetë më “agresive”.

“Ne duhet të dijmë çfarë objektivi kemi dhe për ta arritur atë duhet të luajmë më shumë se ata, të vrapojmë më shumë sepse në këto ndeshje mund të mos ketë bukuri në aksione, por mund të ketë bukuri në agresivitet në mesfushë dhe mund të jetë një rast të vendosë derbin. Jam i bindur për këtë për shkak të atmosferës që e kam parë në stërvitje”, ka deklaruar Ramadani.

Në fund, trajneri ynë Zekirija Ramadani tha se FC Drita ka formulën e saj, ajo nuk i përshtatet kundërshtarit.

“Formulën DRITA e ka që nga dita e parë dhe ne nuk përshtatemi ndaj asnjë kundërshtari. Ne i kemi lojën tonë, idetë tona që i punojmë  çdo stërvitje dhe ne nuk ndeyshojmë përballë asnjë kundërshtari. Ne e kemi lojën tonë, stragjetegjinë tonë dhe normal japim maksimumin për çdo takim. Dimë çfarë kërkojmë dhe mundohemi ta arrijmë”, ka pohuar Ramadani.

Ndeshja e xhiros së 26-të FC Drita-SC Gjilani zhvillohet nesër e enjte, ora 14:00 në stadiumin sintetik (te rrethi).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi është konfirmuar…